Telegrafi

Festivali indian ku pjesëmarrësit vendosin akrepa në fytyrë (Video)

Pjesëmarrësit e një festivali që zhvillohet në Karnataka të Indisë, festojnë dhe luten duke vendosur akrepa në fytyrë dhe trup.

Rituali i vjetër disa dekada, zhvillohet si pjesë e një organizimi të religjionit Hindu, para se të gjithë të shkojnë në një tempull në kodër, transmeton Telegrafi.

Ata dërgojnë pëlhurat e njohura si sari, arra kokosi dhe vajra, që ta nderojnë Kondammain – perëndia hindu e akrepit.

Pjesë e ceremonisë me këto gjallesa të rrezikshme bëhen edhe fëmijët e vegjël, me besimin se mund t’ju sjellë bekim dhe shëndet.

Megjithëse përbëjnë rrezik të lartë, raportohet vetëm për pickime të vogla, që nuk kanë rezultuar ndonjëherë me fatalitete. Deri më tani, në këtë festival merrnin pjesë vetëm banorët e zonës, ndërsa kohëve të fundit ka edhe vizitorë nga shtet fqinjë.

Si pjesë e festivaleve religjioze në Indi, nderohen edhe kobrat dhe reptilët tjerë të rrezikshëm, duke besuar se këto manifestime u sjellin fat. /Telegrafi/