Kur jemi afër datës 23 shtator që shënon fillimin e festivalit EPIZODE në Shëngjin të Shqipërisë, sot organizatorët kanë bërë të ditur lajmin e madh se pikërisht në këtë festival me renome botërore do të performojë edhe ylli i njohur i muzikës elektronike, Solomun.
“Vet mbreti” Solomun do të performojë gjatë tërë natës së fundit, e i cili përvojën artistike që e ka fituar në të gjitha eventet më të mira globale do ta shkrijë në skenën që gjendet në parajsën natyrore të Ranës së Hedhun.
Bëhuni gati për një festival drithërues me artistë vendorë e ndërkombëtarë të cilët do të përkujdesen që përgjatë 3 netëve të ofrojnë 24 orë muzikë elektronike.
Biletat mund të blihen në internet përmes faqes së internetit të Epizode: www.epizode.eu.
Për më shumë informacione, ndiqni festivalin në:
Instagram: Epizode.Albania
Facebook: Epizode Albania
Web: www.epizode.eu