Festivali ‘BBC Radio 1’s Big Weekend’ është anuluar për shkak të coronavirusit.
Vendimi pason nga këshillat e qeverisë skoceze, të cilët thonë se ngjarjet me më shumë se 500 njerëz duhet të anulohen nga java e ardhshme.
“Është e rëndësishme që të mendojmë për shëndetin dhe sigurinë e të gjithë atyre që janë të përfshirë”, tha Radio 1 në një deklaratë.
Festivali ishte planifikuar të zhvillohej në Parkun Camperdown të premten nga 22 deri të dielën më 24 maj 2020 – me 70,000 njerëz që pritet të marrin pjesë.
Dua Lipa, Camila Cabello, Calvin Harris, AJ Tracey dhe Biffy Clyro ishin ndër performuesit e këtij evenimenti madhështor.
Por “pas shqyrtimit të kujdesshëm” është vendosur që festivali të mos vazhdojë.
“Ky vendim është marrë në bashkëpunim me partnerët tanë të ngjarjeve, në përputhje me këshillat e qeverisë skoceze, dhe ndërsa ne e dimë që fansat që presin blerjen e biletave do të zhgënjehen, është e rëndësishme që të kemi primare në shëndetin dhe sigurinë e të gjithë atyre që janë të përfshirë”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu, ky do të jetë viti i 17-të i Big Weekend, që u zhvillua në Stewart Park, Middlesbrough. /Telegrafi/