Festivali i Animacioni Anibar u ka bërë ftesë filmbërësve që të dërgojnë projektet e tyre për edicionin e shtatë të festivalit për fazën e përzgjedhjes së filmave.
Aplikimet janë pa pagesë dhe të hapura për filmat që përfshijnë animacione të gjeneruar me kompjuterë dhe kombinimet e animacionit me “live action”.
Aplikimet janë të mirëpritura nga profesionistët, studentet dhe të gjithë filmbërësit që e kanë përfunduar filmin e tyre të animuar pas datës 1 janar 2015.
Periudha e dorëzimit të projekteve do të zgjat deri më 30 prill, ndërsa festivali do të mbahet prej 15-21 gusht 2016.
Për të aplikuar duhet të plotësohet forma online, i cila mund të gjendet në ueb-faqen e Anibarit dhe duhet qe filmat të ngarkohen online në platformën www.reelport.com ,www.filmfreeway.com www.festhome.com
Kategoritë:
– Kurora për filmin më të mirë të kategorisë Internacionale
– Kurora për filmin më të mirë të kategorisë Ballkan
– Kurora për filmin më të mirë të kategorisë Student
– Kurora për Çmimin e publikut
– Kurora për Kauzën më të mirë
– Kurora për videon e animuar muzikore më të mirë
– Kurora për filmin më të mirë për mjedisin
– Kurora për filmin më të mirë për fëmijë