Pjesa e parë mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit përfundoi me rezultat 3-2, kujtojmë se ndeshja është në kuadër të ndeshjes së dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Së pari shënuan vendasit me anë të Raheem Sterling (4′), ndërsa Heung-Min Son barazoi rezultatin në minutën e shtatë dhe pastaj kaloi Spurs në epërsi në minutën e 10-të.
City riktheu epërsinë në minutën e 11-të me anë të Bernardo Silvas, ndërsa kaloi në epërsi me anë të Sterlingut në minutën e 21-të.
Në 45 minutat e parë Man City mbajti më shumë topin (59%-41%), skuadra e Pep Guardiolas gjuajti gjashtë herë drejt portës kundërshtare (tri gjuajte në portë, dy jashtë saj dhe një gjuajte e bllokuar). Në anën tjetër ajo e Mauricio Pochettino gjuajti katër herë drejt portës kundërshtare, dy herë në portë dhe dy herë jashtë portës.
Tottenhami bëri 271 pasime (253 të kompletuara), kurse Tottenhami 176 (136 të kompletuara). /Telegrafi/