Telegrafi

Festimi i Xhakës i vë hije bukurisë së golit (Foto/Video)

Më në fund ka ardhur edhe goli i Granit Xhakës me Arsenalin.

Mesfushori shqiptar shënoi golin e fundit për Topçinjtë në fitoren ndaj Hull Cityt me rezultat 1-4.

Lexo po ashtu Hull 1-4 Arsenal: Notat e lojtarëve, tjetër paraqitje e mirë nga Mustafi dhe Xhaka (Foto)

Goli i Xhakës ishte thjeshtë fantastikë, por jo dhe festimi i tij, i cili ka filluar të komentohet nga tifozët në rrjetet sociale.

Festimi i tij iu dedikua të gjithë atyre që e kritikuan, duke dashur të iu thotë se kjo është përgjigjja ime.

Lexo po ashtu Fjalët e Xhakës pas ndeshjes

Por, kjo nuk është pritur mirë nga tifozët pasi një pjesë e tyre ishin ata që e kritikuan reprezentuesin e përfaqësueses së Zvicrës, pasi pritshmëritë ishin të mëdha në fillim. /Telegrafi/

Festimi i Granit Xhakës pas golit.