Miliona njerëz në mbarë botën kanë festuar dhe po vazhdojnë të festojnë Kurban Bajramin.
Festimi treditor shënohet me lutje të veçanta, festa dhe therje rituale të një kafshe – me mishin që më pas u shpërndahet në mënyrë të barabartë familjes, miqve, fqinjëve dhe të varfërve dhe nevojtarëve.
Ky është i dyti dhe më i madhi nga dy bajramet vjetore – dhe gjithashtu përkon me fundin e pelegrinazhit të Haxhit në qytetin e shenjtë të Mekës.
Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme islame dhe përkujton gatishmërinë e Profetit Ibrahim (Abraham) për të sakrifikuar djalin e tij Ismailin si një akt bindjeje ndaj urdhrit të Zotit.
Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të Dhu-al-Hixhes – që është muaji i dymbëdhjetë dhe i fundit i kalendarit hënor islamik. Data e saktë varet nga shikimi i hënës.
Në mëngjesin e Bajramit, myslimanët mblidhen për të falur namazin e Bajramit me xhemat.
Njerëzit tradicionalisht veshin rroba të reja dhe vizitojnë familjen dhe miqtë.
Ata përshëndesin njëri-tjetrin me “Eid Mubarak” ose “Gëzuar/Bekuar Bajramin” dhe shpesh përqafohen dhe shkëmbejnë dhurata.
Më poshtë ua sjellim disa imazhe se si u shënua Kurban Bajrami në disa vende të botës. /Telegrafi/