Site icon Telegrafi

Festimet e ditëlindjes bëjnë bashkë Enin me Gencin, vjen dhe fotoja e parë bashkë (Foto)

Janë kthyer ndër personazhet më të përfolur ditëve të fundit.

Këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj thuhet se janë në një lidhje.

Eni ishte ajo e cila në një intervistë tek “Rudina” pranoi se ishte e dashuruar, gjersa nuk përmendi emrin e këtij të fundit, përkundër aludimeve të shumta në media.

Lexo po ashtu Eni Koçi merr urim nga i dashuri i saj? Ky është urimi i Genc Prelvukaj (Foto)

Por, duket se festa e ditëlindjes së Eni i ka bërë bashkë dyshen në fjalë.

Këtë gjë e vërteton edhe një fotografi e hedhur nga dyshja në rrjetet sociale, ku shfaqen pranë njëri-tjetrit.

Ata duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, ndërsa kjo është fotografia e parë e tyre së bashku.

Ndërkohë në ditëlindjen e Enit, nuk munguan edhe shumë emra të tjerë të njohur, por edhe miq të ngushtë dhe familjarë të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version