Site icon Telegrafi

Festë te Ballkani, trajneri dhe bashkëlojtarët e urojnë Mirlind Dakun për ftesën nga Kosova

Mirlind Daku është grumbulluar për herë të parë në karrierë nga Kosova A, pas paraqitjeve brilante në Superligën e Kosovës.  

Sulmuesi 22 vjeçar ka arritur të gjejë rrjetën 17 herë në 10 ndeshje, duke pasur një fillim të vrullshëm të sezonit.

E sot në stërvitjen e Ballkanit pati festë me lojtarët dhe trajnerët që e uron futbollistin për ftesën nga Bernard Challandes.

Lojtarët e goditën paksa yllin e Superligë, ndërsa në fund nuk mungoi edhe një shqelm nga trajneri Ismet Munishi, i cili në fund e përqafoi fortë yllin e skuadrës së tij.

Forma e Dakut është pa dyshim meritë e trajnerit Ismet Munishi. /Telegrafi/

Exit mobile version