Rep-artisti shqiptar, Arkimed Lushaj-Stresi, gjatë ditës së sotme (e hënë) feston ditëlindjen e tij të 33-të.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, në të cilën shihet një tortë, ndërsa prapa saj mosha e tij.
“Vetëm Zoti e di sa jam i gëzuar”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.
Ani pse në kohë të pandemisë coronavirus, Stresi ka vendosur që të mos e tejkalojë ditëlindjen e tij pa festuar.
Në një video të ndarë me fansat, reperi shihet në një ambient të hapur, nën shoqërinë e miqve, teksa këta të fundit hapin shampanja.
Sidoqoftë, para një muaji 33-vjeçari ka lansuar “Kush R**** Je Ti”, këngë me tekst eksplicit . /Telegrafi/