Telegrafi

Festë në familjen Istrefi, këngëtaret befasojnë nënën e tyre për ditëlindje (Foto)

Këngëtaret Era dhe Nora Istrefi janë shumë të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Ato kanë trashëguar talentin në muzikë nga e ëma e tyre, Suzana, e cila gjithashtu ka qenë këngëtare e muzikës popullore vite më parë.

Lexo po ashtu Roberti ia shërben Norës mëngjesin në shtrat (Foto)

Kjo e fundit ka festuar ditëlindjen e saj mbrëmë (e mërkurë), ndërsa është befasuar nga fëmijët e saj.

Era dhe Nora kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, se familja Istrefi kanë festuar mbrëmë së bashku, ndërsa kanë publikuar imazhe nga festa.

Nga pamjet e publikuara, vërehet se ka pasur një atmosferë të mirë në festë, ndërsa Suzana duket të jetë lumturuar në momentin që është befasuar nga më të dashurit e saj.

Ndryshe, Nora dhe Era mbeten ndër këngëtaret më të kërkuara të momentit. /Telegrafi/