Këngëtaret Era dhe Nora Istrefi janë shumë të pëlqyera nga publiku shqiptar.
Ato kanë trashëguar talentin në muzikë nga e ëma e tyre, Suzana, e cila gjithashtu ka qenë këngëtare e muzikës popullore vite më parë.
Kjo e fundit ka festuar ditëlindjen e saj mbrëmë (e mërkurë), ndërsa është befasuar nga fëmijët e saj.
Era dhe Nora kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, se familja Istrefi kanë festuar mbrëmë së bashku, ndërsa kanë publikuar imazhe nga festa.
Nga pamjet e publikuara, vërehet se ka pasur një atmosferë të mirë në festë, ndërsa Suzana duket të jetë lumturuar në momentin që është befasuar nga më të dashurit e saj.
Ndryshe, Nora dhe Era mbeten ndër këngëtaret më të kërkuara të momentit. /Telegrafi/