Telegrafi

Festë në familjen e Albatrit Muqiqit – këngëtari dhe bashkëshortja festojnë dyvjetorin e vajzës së tyre

Foto: Albatrit Muqiqi/Instagram

Këngëtari i njohur, Albatrit Muqiqi, dhe bashkëshortja e tij, Egzona, sot (e mërkurë) kremtojnë një ditë të veçantë.

Vajza e tyre e vogël, Amelia ka mbushur dy vite jetë dhe me këtë rast çifti kanë organizuar një festë të veçantë për të.

Ka qenë Albatriti, ai i cili ka publikuar një fotografi familjare, ku shfaqet mjaft i lumtur në krahët e bashkëshortes, dhe vajzës së tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Sot është ditëlindja e vajzës time Amelia, sot 2 vite ishte dita më e lumtur në jetë për mua. Urime shpirti i babit, do të jem gjithmonë pranë teje!! Kush ka vajza botën ka,Amelia”, ka shkruar Muqiqi në Facebook.

Ndërkohë të shumta kanë qenë urimet që këngëtari dhe bashkëshortja kanë pranuar nga fansat për dyvjetorin e vajzës së tyre. /Telegrafi/