Telegrafi

Festë e madhe në familjen Kelmendi, babai i Majlindes nuk i shikoi meçet për shkak se kishte emocione të mëdha (Video)

Festa në Kosovë, Pejë dhe posaçërisht në familjen Kelmendi filloi me të përfunduar finalja e Rios në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogram.

E gjitha kjo pasi Majlinda Kelmendi rrëmbeu medaljen e artë dhe kështu i dha shtetit të Kosovës medaljen e parë olimpike.

Lexo po ashtu Ja sa para do të fitojë Majlinda Kelmendi pas fitores në Rio 2016

Çdo gjë kanë  filloi me këngë dhe valle, ndërsa babai i Majlindës, Ismet Kelmendi, ka thënë se ai nuk ka mundur t’i përcjellë luftërat për shkak të emocioneve të mëdha që ka pasur. /Telegrafi/