Prishtina Football Fest, do të jetë ngjarja sportive me e madhja e organizuar deri me tani që do të vendoset pranë statujës së heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si frymëzim edhe për djelmoshat e Kombëtares sonë.
Edhe pak ditë na ndajnë nga kampionati evropian, me fillimin në ditën e premte më 10 qershor, të ndeshjes së parë në mes të Francës dhe Rumanisë, për të vazhduar në ditën e shtunë më 11 qershor, me ndeshjen e shumëpritur të Shqipërisë kundër Zvicrës.
Kombëtaret e shteteve pjesëmarrëse janë duke bërë përgatitjet e fundit para fillimit të kampionatit, Shqipëria përfundoj stërvitjen e fundit në Itali, me ndeshjen miqësore kundër Ukrainës.
Organizimi i transmetimit publik të ndeshjeve i njohur si Public Screening, do të mbahet në dy kryeqytetet shqiptare, Tiranë dhe Prishtinë, duke ju ofruar shikueseve mundësitë t’i shikojnë këto ndeshje me atmosferë të ngjashme sikur të jenë në stadiumet e Francës. Ideja e përcjelljes së ndeshjeve në qytet së bashku me mijëra shikues të tjerë, është që ti ndajnë emocionet me të tjerët, duke kaluar kështu momente shumë të mira.
Në Prishtinë transmetimi publik i ndeshjeve e njohur si festa e Prishtina Football Fest, do të përfshij të gjitha ndeshjet e EURO 2016, së bashku me performanca muzikore nga artisë vendor dhe ndërkombëtar, ngjarje kulturore, pije dhe ushqim si dhe lojëra të ndryshme.
Prishtina Football Fest, është organizuar nga KD Events & Communications, dhe mbahet në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.