Bukuroshja Agnesa Vuthaj ka festuar të shtunën ditëlindjen e saj të 33-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Këtë ditëlindje ajo vendosi ta festojë më ndryshe nga herët tjera, duke mbledhur pranë vetes mikeshat e saj më të mira në një ndejë në Tiranë.
Aty nuk mund të mungonte edhe një prej shoqeve më të mira të saj, këngëtarja Vesa Luma.
Kjo e fundit, publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi ku shfaqej bashkë me Agnesës, në mbishkrimin e së cilës bënte një urim special për miken e saj.
“Gëzuar ditëlindjen shoqja ime Agnesa Vuthaj, jam kaq me fat që të kam ty në jetën time. Të uroj më të mirat zemra ime me shpirtin më të bardhë. Të dua shumë”, ka shkruar Luma në Instagram.
E njëjta ka ndarë më pas me ndjekësit imazhe nga festa, ku vajzat shihen të kenë kaluar një mbrëmje të bukur së bashku.
Ndërkohë Agnesa është ndjerë falënderuese ndaj gjithë atyre që ia bën edhe më të veçantë këtë ditëlindje të saj. /Telegrafi/