Këngëtarja Tuna këtë vit e cilëson si një nga vitet më të mira të jetës së saj, kjo pasi këtë vit, ajo gëzoi për herë të parë titullin nënë.
Ndonëse në muzikë qëndroi jo-produktive, Tuna shijoi lumturinë e të qenit nënë duke jetuar çdo ditë me të voglin e saj, Tian.
Jo të pakta janë rastet, kur këngëtarja ndante me fansat në rrjetet sociale, imazhe nga jeta e saj, me ç’rast tregonte edhe për momentet e këndshme që kalonte nën shoqëri të të birit.
Atmosfera e festave është gjithmonë edhe më entuziaste, dhe e tillë duket të jetë edhe në shtëpinë e këngëtares.
Tuna së fundmi, publikoi disa imazhe në Instagram, ku shfaqej së bashku me Tianin, në ambientet e dekoruara të shtëpisë së saj për fundvit.
E veshur me të kuqe, duke ngjasuar në “nënadimëreshën”, Tuna dukej mjaft tërheqëse, teksa të birin e kishte veshur me kostumin e lepurushit të pashkëve.
Imazhet në fjalë kanë rrëmbyer pëlqyeshmërinë e madhe nga fansat, teksa ka pasur edhe komente të shumta. /Telegrafi/