Periudha festive e fundvitit, u sjell fitime të mira bizneseve të caktuara. Kërkesa për produkte të ndryshme të mishit, pijeve të shumta alkoolike e jo alkoolike shtohet në këtë kohë, ndërsa këtë e pranuan edhe përfaqësuesit e bizneseve, në emisionin “Ekonomia me Erëzën” që u transmetuar të hënën mbrëma në Klan Kosova, e që njëherë ishte i fundit për këtë vit.
“Kur jemi në prag të kësaj festë interesimi i qytetarëve për mish shihet dukshëm. Mbi 50 për qind më shumë shtohet kërkesa për mishin e pulës gjatë kësaj kohe. Kërkesa vërehen edhe tek vezët ku qytetarët i marrin për ëmbëlsira e meze të ndryshme ”, ka thënë Shemsedin Latifi, nga firma “Konsoni.
Në Birrarinë Peja thanë se shitja gjatë këtyre ditëve rritet përreth 20 për qind, por shumë më tepër se kaq fitojnë veraritë. Përfaqësuesi i “StoneCastle” në Rahovec thotë se kërkesa për verë gjatë pjesës së dytë të dhjetorit rritet për 80 për qind.
Në emisionin Ekonomia me Erëzën janë transmetuar kronika të tjera që kanë të bëjnë më çmimet e produkteve të ndryshme ushqimore dhe organizimet e ndryshme që bëhet nëpër hotele e restorante, për Vitin e Ri. Disa nga restorantet në kryeqytet i kanë përfunduar organizimet për këtë natë. Pavarësisht çmimeve që ofrojnë interesimi i qytetarëve u tha së nuk është i vogël.
Duke folur për importin e fishekzjarrëve zëdhënësi i doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci tha se në pesë vitet e fundit ka pasur rënie të importit.
“Këtë vit në Kosovë kanë hyrë700 mijë kg, që vlejnë 1.2 milion euro. Nga krejt kjo 350 mijë euro ka përfituar dogana e Kosovës. Trend i importit të fishekzjarrëve ka rënie viteve të fundit”, tha Stavileci.
Në edicionin festiv të “Ekonomia me Erëzën” u prezantua edhe një përmbledhje e gjithë asaj që është transmetuar në këtë emision nga fillimi, në maj, deri më tani. /Telegrafi/