Presidenti i Sigal Prishtinës, Blerandi Stavileci, është shprehur i gëzuar për titullin e 12-të të klubi kryeqytetas që nga paslufta, ndërsa triumfin ua ka dedikuar Plisave.
“Jemi dominant qe disa vite, ne po i bëjmë 32 trofe për katër vite, përfshirë ekipin e parë dhe femrat”.
“Bashkimi hyri në një formë shumë të mirë dhe mendonim edhe më herët se ishte njëra ndër ekipet që mund të na bënte telashe. Por ne e morëm veten u komponuam më mirë në ndeshjet e fundit dhe fituam”.
“Shpresojmë që po e përmbyllim një epokë më të lavdishme për klubin basketbollistik Prishtina”, ka deklaruar Stavileci duke i uruar sukses skuadrës në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Ai u ka dedikuar triumfin tifozëve, Plisat dhe stafin e Sigal Prishtinës dhe lojtarët. /Telegrafi/