Site icon Telegrafi

Festa e Shqipërisë pas triumfit ndaj Bjellorusisë dhe kalimit në Ligën B

Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar me rezultat 3-2 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e fundit të grupeve për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë kanë triumfuar në shtëpi ndaj Bjellorusisë në takimin e vlefshëm për Grupin 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve, fitore që vlejti më shumë se tri pikë.

Kjo për faktin se me këtë fitore, Shqipëria del si fituese e Grupit dhe kalon në Ligën B, ndërsa fitojnë edhe materialisht, duke ‘futur në xhep’ 1.1 milion euro.

Lexo po ashtu Shqipëria mposht Bjellorusinë, ngjitet në Ligën B dhe fiton 1.1 milion euro

Gëzimi i kësaj arritje nuk ka qenë i vogël dhe kjo është vënë re nga e gjithë skuadra, nga lojtarët e deri tek trajneri.

Një fotografi të kësaj feste e ka ndarë edhe faqja zyrtare te FSHF-së në rrjetet sociale.

Përveç lojtarëve, aty shihet edhe trajneri Edoardo Reja dhe anëtarë tjerë të stafit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version