Si shumë personalitete të njohura, edhe sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, e ka ndjekur shembullin e kuzhinierit të njohur turk, Nusret Gokce.
Futbollisti i kombëtares kuqezi e gjeti rrjetën në takimin kundër Izraelit, ndërsa festa e golit të dytë ishte në mënyrën e kriposjes së të famshmit Nusret.
Kujtojmë që Nusret Gokce u bë i njohur në gjithë botën me nofkën Salt Bae, për shkak të mënyrës së tij të veçantë të kriposjes, ndërsa tash është një shef kuzhine dhe pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”. Arti i tij i gatimit dhe përgatitjes së mishit është bërë sensacion në rrjetet sociale.
34-vjeçari njihet botërisht dhe disa prej yjeve më të njohura të muzikës, filmit e sportit kanë ngrënë ushqim në restorantet e tij.
Ndërsa edhe Sadiku, i cili luan te Lugano në Zvicër, ka dëgjuar për të. /Telegrafi/