Telegrafi

Festa e Realit për fitore, sikur për titull (Foto)

Duket se lojtarët e Realit kanë harruar se fitorja e mbrëmshme në Camp Nou është e një rëndësie të ulët.

Reali arriti që të kthehet nga disavantazhi në pjesën e dytë për të fituar me golat e Benzemas dhe Ronaldos.

Festa e ekipit madrilen pas ndeshjes ishte e madhe dhe kjo vërehet edhe nga rrjetet sociale të lojtarëve.

Një prej fotove të postuara është ajo e Cristiano Ronaldos ku shfaqet i gjithë ekipi në delir, shkruan Telegrafi.

Sidoqoftë, duket se mbretërit kanë harruar se kjo fitore ka pak rëndësi, pasi ata mbesin shtatë pikë prapa Barcelonës me shtatë ndeshje të mbetura.