Me dy golat nga Lionel Messi dhe një nga Ivan Rakitic, El Clasico e fundit për sezonin 2016/17 i takoi Barcelonës.
Katalunasit fituan me rezultat 2-3 ndaj Real Madridit në La Liga.
Edhe pse mysafirët në këtë takim ishin pa Neymarin e suspenduar, kjo nuk i ndali ata që të korrin fitore.
Braziliani festoi këtë fitore nga shtëpia dhe normalisht që nuk mungoi festimi i famshëm ‘dab’.
Pas kësaj fitore Barcelona ngjitet në pozitën e parë në La Liga, me pikë të njëjta me Realin, por me një ndeshje më shumë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Gmoneymoney/status/856307287044087808
https://twitter.com/Neymarvellous/status/856248520747233281