Telegrafi

Festa e madhe në zhveshtoren e Interi pas triumfit spektakolar ndaj Atalantës

Lojtarët e Interit kanë shpërndarë pamje nga më të ndryshmet nga festa e tyre në zhveshtore, pas fitores ndaj Atalantës.

Nerazzurët triumfuan 1-0 ndaj rivalëve të Serie A, duke mbajtur diferencën nga vendi i dytë, Milani, në gjashtë pikë diferencë.

Milan Skriniar shënoi golin e fitore për Interin, e që para përballjes mendohej se ky ballafaqim mund të dilte edhe barazim.

Natyrisht se kjo ishte një fitore e madhe për skuadrën që drejtohet nga Antonoi Conte në luftë për titull.

Juventusi, në anën tjetër, ka mbetur dhjetë pikë mbrapa Interit, por me Biankonerët që kanë një ndeshje më pak.

Lojtarët e Interit filluan të festonin si të ‘çmendur ‘, duket ditur për rëndësinë që kishte kjo fitore ndaj Atalantës. /Telegrafi/