Manchester Unitedi fitoi ndaj Crystal Palaces me rezultat 2-3 në Ligën Premier.
Përveç pikëve të plota që ia mundësuan Djajve të Kuq të vazhdojnë në pozitën e dytë në Ligën Premier, fitorja ishte një motiv shtesë për ta vazhduar me ecurinë e mirë edhe në xhiron tjetër.
Në javën e ardhshme Man Utd do të luajë kundër rivalëve të përbetuar, Liverpoolit, që aktualisht kanë 60 pikë (dy ma pak se Unitedi).
Se sa e rëndësishme ishte kjo fitore për skuadrën e Jose Mourinhos më së miri e tregon festa e madhe e Romelu Lukakut te goli i fitores i shënuar nga Nemanja Matic.
-
Foto: Sky Sports Belgu nga gëzimi i madh kapi kokën dhe u ul në dy gjunjët, duke mos iu bashkuar kështu festës së madhe të bashkëlojtarëve.
Lukaku shënoi golin e barazimit (2-2) në këtë takim, ndërsa në përgjithësi në Ligën Premier ka shënuar 14 gola.
Ish-ylli i Evertonit ka shënuar edhe katër në Ligën e Kampionëve dhe katër tjerë në FA Cup. /Telegrafi/
https://twitter.com/Jameel_MUFC/status/970784373502042113
Goli i Matic:
https://www.youtube.com/watch?v=Wi1QoEaM390
Paraqitja e Lukakut ndaj Crystal Palaces:
https://www.youtube.com/watch?v=QGfyXg14-kU