Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Begaj festën e Kurban Bajramit e konsideron si një mundësi ku të gjithë të sakrifikojnë sadopak nga vetja, ndërsa bën thirrje që të ofrohet solidaritet, dashuri dhe mirësi mes njëri-tjetrit.
“Uroj të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe kudo ku janë gëzuar festën e Kurban Bajramit! Sakrifica në emër të besimit në Zot është mesazhi që përcjell kjo festë. Le të jetë kjo ditë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë. T’i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë. Uroj çdo të mirë dhe vetëm mbarësi gjithmonë!”, shkruan Begaj. /Telegrafi/