Telegrafi

Festa e golit të vonshëm gati ishte fatale për tifozët e Deportivo La Corunas, shpëtuan mrekullisht pas shembjes së tribunës

Një grup tifozësh të skuadrës spanjolle, Deportivo La Coruna, i shpëtuan mrekullisht vdekjen pasi festa e një gol të vonshëm ishte gati fatale për ta.

Alberto Quiles shënoi një gol në fitoren e vonshme 0-1 për Deportivos në Zamora të mërkurën mbrëma.

Megjithatë, goli dhe fitorja e La Corunas mund të ishte fatale dhe e kobshme për tifozët e skuadrës mysafire.

Ndërsa tifozët festonin si të ‘çmendur’, një pengesë në pjesën e përparme të tribunës u shemb papritur.

Dy rreshtat e parë të tifozëve, të cilët përfshinin gra dhe fëmijë, u rrëzuan në tokë nga një largësi jo edhe aq e vogël.

Megjithatë, për mrekullinë e të gjithëve, askush nuk vdiq në incident dhe vetëm pesë nga ta pësuan lëndime dhe u dërguan në spital.

Njëri nga ata që u rrëzua pësoi një thyerje të kyçit të këmbës dhe një tjetër një dëmtim në gju, por asnjë nuk u raportua të jetë serioz. /Telegrafi/