Telegrafi

Festa “e çmendur” e McGregor për pagëzimin e djalit (Foto)

100 milionë dollarët e fituara nga vetëm një ndeshje, Conor MCGregor duket se po i shpenzon për të një jetë sa më luksoze.

Ai në rrjetet sociale, ka ndarë me fansat disa imazhe të veçanta nga festa që ka organizuar për pagëzimin e djalit të tij.

Conor McGregor në festën e pagëzimit të djalit të tij

Superstari i UFC ka shpenzuar sërish pa limit, duke organizuar një festë luksoze, në të cilën nuk ka munguar as edhe një gjë prej gjëje.

Kur është fjala për djalin e tij, mesa duket boksieri i njohur nuk kursehet fare.

Conior McGregor me të birin, Conor Jack McGregor junior

Në imazhe vërehet edhe bashkëshortja e tij atraktive, e cila duket bukur dhe e lumetur pranë dy meshkujve më të dashur të jetës së saj. /Telegrafi/