100 milionë dollarët e fituara nga vetëm një ndeshje, Conor MCGregor duket se po i shpenzon për të një jetë sa më luksoze.
Ai në rrjetet sociale, ka ndarë me fansat disa imazhe të veçanta nga festa që ka organizuar për pagëzimin e djalit të tij.
Superstari i UFC ka shpenzuar sërish pa limit, duke organizuar një festë luksoze, në të cilën nuk ka munguar as edhe një gjë prej gjëje.
Kur është fjala për djalin e tij, mesa duket boksieri i njohur nuk kursehet fare.
Në imazhe vërehet edhe bashkëshortja e tij atraktive, e cila duket bukur dhe e lumetur pranë dy meshkujve më të dashur të jetës së saj. /Telegrafi/