Telegrafi

Festa e çmendur e lojtarëve të Liverpoolit pasi u shpallën kampionë

(Foto: Screenshot/Twitter)

Pritjes i erdhi fundi dhe Liverpooli është shpallur kampion i Anglisë për herë të parë pas 30 vitesh.

Ishte sezoni i largët 1989/1990 kur ky klub iu gëzua titullit për herë të fundit dhe tash pas tri dekadash e ka fituar sërish atë.

Fitorja e Chelseat të enjten mbrëma ndaj Manchester Cityt i konfirmoi Redsat kampionë të Ligës Premier për sezonin 2019/2020.

Shtatë javë pa përfunduar kampionati, Liverpooli e siguroi matematikisht titullin, meqenëse i ka 23 pikë më shumë se përcjellësi i parë.

Lexo po ashtu Chelsea mposht Cityn dhe Liverpooli është kampion pas tri dekadash

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale e shfaq momentin kur Virgil van Dijk, Andy Robertson dhe disa të tjerë duke kërcyer dhe duke e festuar titullin.

Ky është titulli i 19-të i Liverpoolit si kampion i Anglisë dhe i pari prej ekzistimit të formatit të quajtur Liga Premier.

Natyrisht se klubi ka qenë shumë pranë disa herë për t’u shpallur kampion, por nuk ia ka arritur, ndërsa kësaj radhe i ka shkuar deri në fund. /Telegrafi/