Telegrafi

Festa e çmendur e Gerrardit, Ferdinandit dhe Owenit pas golit te Robertos (Video)

Ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Paris Saint Germainit u prit me shumë interes dhe ia vlejti çdo sekondë.

Katalunasit fituan me rezultat 6-1 dhe kështu u kualifikuan në çerekfinale.

Lexo po ashtu Messi golin e kualifikimit nuk e festoi me bashkëlojtarët, por kjo më së miri e tregoi dashurinë e madhe për Barçën (Video)

Goli i kualifikimit erdhi nga Sergi Roberto në minutën e fundit dhe normalisht që gjithçka u shndërrua në festë.

Kështu ishte edhe ne studion e BT Sport, kur Rio Ferdinand, Michael Owen dhe Steven Gerrard, ishin në panel për të komentuar ndeshjen.

Treshja legjendare nuk u përmbajtën kur shënoi Roberto dhe më poshtë keni festën e çmendur të tyre. Duket se Owen harroi se ishte në të kaluarën pjesë e Real Madridit, apo s’ka rëndësi kjo? /Telegrafi/