Site icon Telegrafi

Festa e Bajramit bën bashkë Adriana Matoshin me bashkëshortin (Foto)

Është raportuar kohë më parë në media se aktorja Adriana Matoshi tashmë është beqare.

Kjo pasi ajo dhe partneri i saj Albert Sylejmani, me të cilin ka katër fëmijë kanë ndarë rrugët.

Lexo po ashtu Si të ishte një 17 vjeçare, Adriana Matoshi befason me dukjen dhe stilin e saj (Foto)

Mirëpo pavarësisht kësaj, dyshja ka arritur të ruajnë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrit.

Festat dhe gëzimet në familje, janë ato të cilat çdo herë bëjnë që ish-çifti të bashkohen dhe të festojnë së bashku me fëmijët e tyre.

Njëlloj ka ndodhur edhe sot (e premte) në festën e Kurban Bajramit, ku e gjithë familja janë bërë bashkë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ata kanë kaluar ditën në një restorant në periferi të Gjilanit.

Ka qenë aktorja Matoshi ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, një portret familjar të realizuar gjatë ditës së sotme. /Telegrafi/

Exit mobile version