Site icon Telegrafi

Festa e Argjentinës pas ndeshjes me Panamanë ishte skandaloze, Messi mund të ketë probleme

Argjentina mundi Panamanë me rezultat 2-0 në një miqësore të zhvilluar në Buenos Aires, ku Lionel Messi ka shënuar golin e tij të 800-të në karrierë.

Kampionët e botës, në humor festiv, mundën Panamanë vetëm në fund të ndeshjes me golat e shënuar nga Thiago Almada në minutën e 78-të dhe Lionel Messi në minutën e 89-të, me një goditje dënimi të shkëlqyer.

Interesimi për paraqitjen e parë të kombëtares së Argjentinës pas fitimit të titullit botëror në Katar ishte i madh.

Lexo po ashtu Argjentina feston triumfin në Botëror me një atmosferë të jashtëzakonshme, Messi shënon nga gjuajtja e lirë në fitoren ndaj Panamasë

84,000 njerëz u mblodhën në stadiumin Monumental, të cilët arritën të merrnin një biletë mes më shumë se 1.5 milionëve që u përpoqën.

Mirëpo, në festën pas ndeshjes nuk munguan skenat që disa i cilësojnë si skandaloze dhe paralajmërojnë probleme të mundshme për Messin.

Lexo po ashtu Lojtarët e Panamasë presin në radhë për fotografi dhe autografe nga Messi, pamjet bëhen virale

Në ekstazën festive në stadium u regjistrua momenti kur turma këndon një këngë tifozerie dhe lojtarët bashkohen me vallëzime e brohoritje.

Një pjesë e asaj që ata po bërtasin është të kërkojnë një moment heshtje për Brazilin dhe Francën “që kanë vdekur”.

 

Messi që tashmë ka probleme në Paris me tifozët, mund të rrisë edhe më shumë ato.

Gjeniu argjentinas është nën kontratë me PSG-në deri në fund të sezonit dhe nuk dihet nëse do ta zgjasë atë./Telegrafi/

Exit mobile version