Telegrafi

Festa dhe urimi i Aurelës për ditëlindjen e vajzës së saj (Foto/Video)

Vajza e Aurela Gaçes, Grace, i ka mbushur gjashtë vjet dhe krahas festës për ditëlindjen e saj, nuk ka munguar edhe një mesazh emocionues i këngëtares për vajzën e saj.

“Gjashtë vjet më parë , të mbajta në krahë për herë të parë… bekimi më i madh i jetës time. Grace, hiri i Perëndisë”.

“Dje, ishin mbledhur shokët e tu të grupit, me të cilët kalove tre vjet në kopsht e para-shkollor bashkë me mësuesen tuaj . Shumë nga ata shkuan në klasën e parë e ty tani t’u shtuan edhe shokë të rinj e do të rriteni bashkë. Dje, shokët të sollën shumë dhurata… por kur të rritesh, do të shohësh këto foto, këtë dashuri të sinqertë, këtë gëzim që ke ti e shokët e shoqet e tua, dhe atëherë do ta kuptosh se pse mami të uron, të rrethohesh gjithë jetën tënde me dashuri të sinqertë, pikërisht si në këto foto”.

“Ju falënderoj shumë prindër të shokëve të Grace që morët kohën tuaj e bëtë të mundur që ajo të festonte e rrethuar nga dashuria e sinqertë e fëmijëve. Këto sy të qeshur pafshim gjithë jetën te fëmijët tanë”, ka shkruar Aurela.

Nuk ka munguar edhe një pozë e vajzës me babanë e saj që jua sjellim më poshtë.

“Ja pse duhen shpatullat e forta. Kështu të fortë qofshim në prindërit , e të jemi aty gjithë jetën për fëmijët tanë” .

“E në kokë të atyre që mezi presin të bekohen me këtë dashuri (e sigurisht me njeriun e duhur)…”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e një videoje, në të cilën e mban mbi shpatulla vajzën e saj. /Telegrafi/