Telegrafi

Festa dhe ngritja e trofeut të Sigal Prishtinës dhe ndarja e medaljeve për Bashkimin (Foto/Video)

Sigal Prishtina nënshtroi Bashkimin në “Sezai Surroi” për t’u shpallur kampion i Kosovës në basketboll. Përmes fotografive dhe videove jua sjellim festën e kampionit të ri.

Lexo po ashtu Sigal Prishtina kampion i Kosovës në basketboll (Foto/Video)

Skuadra kryeqytetase regjistroi  edhe fitoren e tretë kundër Bashkimit në serinë finale të ‘play-offit’ për t’u shpallur kampion i Superligës së Kosovës në basketboll për sezonin 2016/2017.

Theksojmë se kjo është hera e 12-të që nga paslufta që Prishtina shpallet kampion në elitën e basketbollit të Kosovës.

Nga ana tjetër, Bashkimi nuk e ka fituar kurrë titullin, ndërsa kjo ishte finalja e dytë në të cilën mori pjesë. /Telegrafi/