Sir Alex Ferguson ka lavdëruar Jurgen Kloppin në mediat gjermane.
Sipas legjendës, trajneri gjerman i ka sjellë skuadrës diçka që i kishte munguar me vite.
“Ka bërë një punë me të vërtetë të mirë dhe ka ringjallur entuziazmin e Liverpoolit”.
“Mund të ndodhë që ekipet e mëdha ta humbin. Për dy dekada, Liverpooli ndërroi menaxherët pa krijuar identitetin e tyre”, ka shtuar ish-menaxheri i Unitedit.
“Por mund ta ndjeni se sivjet mund të llogaritni në ta për titull. Shihni dedikimin e Kloppit – jam i bindur se edhe në stërvitje ai është i tillë. Ka personalitet. Kjo është vitale te një klub i madh”, ka thënë Sir Alex për “Kicker”. /Telegrafi/