Site icon Telegrafi

FERRI E PARAJSA

Ilustrim

Rrëfenjë kineze

Një plak që e dinte se fundi i tij po afrohej, shkoi te një i urtë, me kërkesë për t’i treguar se si duken Parajsa dhe Ferri.

I urti pranoi dhe e çoi atë përgjatë një shtegu të gjatë të panjohur, larg fshatit në një shtëpi të madhe me shumë dhoma.

Lexo më shumë rrëfenja kineze:
Dera misterioze
Për kë është ndëshkimi?
Durimi
Pronari i majmunëve

Kur hynë brenda, plaku vuri re një mori njerëzish, me tavolina të mëdha plot me ushqime. Për habinë e tij, njerëzit ishin të uritur, të dobësuar, të rraskapitur, dhe ai vuri re se ata mbanin në duar shkopinj gjigantë, tri metra të gjatë. E kuptoi se e kishte gjetur veten në ferr.

– Tani më trego si duket Parajsa?

I urti pranoi dhe e çoi më tej në rrugë, në një shtëpi tjetër të madhe. Kishte gjithashtu shumë njerëz atje, por të gjithë atje ishin të lumtur dhe të ngopur dhe mbanin të njëjtët shkopinj të gjatë dhe të papërdorshëm.

Kjo e hutoi plakun:

– Si arrinin të hanin, si janë të ngopur dhe të lumtur?

I urti iu përgjigj me qetësi:

– Në Parajsë njerëzit e ushqejnë njëri-tjetrin.

 

Exit mobile version