Site icon Telegrafi

Ferrari unik (Foto)

Ferrari SP38 është projekti më i fundit nga Departamenti i Projekteve Speciale të kompanisë nga Maranela.

Bazuar në 488 GTB, ky Ferrari unik do t’i dorëzohet pronarit të lumtur më 26 maj në Vila d’Este të famshme në liqenin e Comos.

SP38 duket krejtësisht ndryshe nga 488, për më tepër, dizajni i jashtëm i kësaj superveture është aq radikal sa duket më shumë si një koncept sesa një mjet i gatshëm për të dalë në rrugë.

Aktualisht nuk ka detaje për karakteristikat e motorit, por Ferrari unik pritet të ketë një V8 turbo 3,9 litra me 661 kuaj fuqi. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version