Site icon Telegrafi

Ferrari do të prezantojë në shtator SUV Purosangue

Ferrari njoftoi ardhjen e Purosangue SUV në muajin shtator të vitit 2018 gjatë ngjarjes së Ditës së Tregjeve të Kapitalit, por e cila gjë nuk ndodhi.

Modeli Purosangue më në fund do të zbulohet në muajin shtator dhe do të jetë SUV i parë Ferrari në historinë e markës dhe do të fuqizohet nga një motor i fuqishëm V12. Prezantimi u njoftua zyrtarisht edhe në manifestimin e Ditës së Tregut të Kapitalit.

Kompania Maranello dëshiron që Purosangue të jetë një model relativisht ekskluziv dhe do të kufizojë dërgesat e saj për klientët në më pak se 20 për qind të dërgesave totale vjetore. Me fjalë të tjera, një nga pesë veturat e reja Ferrari të shitura nga viti 2023 do të jetë një SUV. Marka italiane vazhdon të injorojë termin SUV, duke pretenduar se modeli do të jetë “ndryshe nga të gjithë të tjerët”.

https://www.youtube.com/watch?v=x8_y-ZZGDVU

Përveç kësaj, u njoftua se Purosangue do të jetë një “modeli i pastër V12”, kështu që është e qartë se do të fuqizohet nga një motor atmosferik. Ky është sigurisht një lajm i mirë sepse është një garanci që atmosfera V12 do të jetë e pranishme në vitet e ardhshme, pavarësisht rregulloreve gjithnjë e më të rrepta për emetimet.

Seria Icona dhe hipervetura e re do të jenë edhe më ekskluzive se Purosangue pasi do të përbëjnë më pak se 5 për qind të shitjeve totale, ndërsa modelet e Serisë Supecial si 812 Competizione/812 Competizione A do të përbëjnë rreth 10 për qind të shitjeve.

Deri në vitin 2026, 60 për qind e ofertës do të ketë motorë hibride dhe plotësisht elektrikë, dhe 40 për qind e mbetur do të jenë makina me motorë me djegie të brendshme.

Ferrari nuk zbulon se sa fuqi do të ketë motori V12 në Purosangue, por dihet se jep 830 kuaj/fuqi në modelin 812 Competizione. Përveç kësaj, tashmë është shpallur një konfigurim më i fortë.

Falë modelit Purosangue, Ferrari i bashkohet gjigantëve si Bentley, Rolls-Royce, Aston Martin dhe Lamborghini në listën e markave kryesore që shesin SUV. McLaren po shkon gjithashtu në këtë rrugë dhe do të ketë një SUV deri në fund të dekadës. /Telegrafi/

Exit mobile version