Site icon Telegrafi

Ferrari me shpejtësi prej 231 km/h, arrestohet polaku me patentë false në Fier

Një veturë Ferrari është ndaluar me shpejtësi të madhe në Fier.

Radari i Policisë Rrugore ka regjistruar shpejtësinë 231 km/h. Automjeti superluksoz drejtohej nga një 50-vjeçar nga Polonia me iniciale T.S.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se automjeti Ferrari është i shpallur në kërkim në Gjermani për mungesë të sigurimit.

Gjithashtu, 50-vjeçari i paraqiti policisë një patentë të falsifikuar.

Polaku u arrestua dhe akuzohet për përdorim të dokumenteve të falsifikuara, falsifikim i vulave, stampave ose formularëve. Ai u gjobit me 80 mijë lekë [rreth 660 euro] për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë të sigurimit. Ndërsa automjeti Ferrari është sekuestruar. /Telegrafi/

Exit mobile version