Site icon Telegrafi

Ferrari shfaqë disa pjesë të modelit të ri, disa ditë para prezantimit zyrtar (Video)

Modeli i ri Ferrari 488 GTO, është makina që është punuar në fshehtësi të plotë dhe larg syrit të publikut, por megjithatë dolën pamjet që e tregonin nga afër.

Meqenëse publiku e kishte idenë se si dukej, Ferrari vendosi të tregonte disa nga pjesët e makinës, për të treguar shpejtësinë që ka dhe shkathtësitë në zënien e kthesave, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë e tregon veturën në lëvizje, por nuk bëhen të ditura detajet.

Kjo vjen vetëm pak kohë, para se të bëhet prezantimi zyrtar në panairin e Gjenevës.

Njohësit e veturave, konsiderojnë se do të jetë shumë me i fuqishëm se LaFerrari dhe Porsche 911 GT2 RS. /Telegrafi/

Exit mobile version