Puma dhe Ferrari kanë një produkt të përbashkët.
Emri i tij është ION F, dhe është një atlete e frymëzuar nga një makinë Ferrari.
Disa pjesë të atlete kanë të njëjtat materiale, ndërsa disa detaje të tjera janë një lidhje e dizajnit me Ferrari.
Kështu, pjesa e pasme reflektues TPU është i rrethuar nga shkumë PU, dhe është i dizajnuar estetikisht për t’i ngjarë spoilerit të përparmë të një veture supersportive, transmeton Telegrafi.
Atletet kanë një material rrjetë në pjesën e sipërme dhe vijnë me një çorape të thurur të integruar.
Sigurisht, logo e Ferrari e bën të qartë se për çfarë bëhet fjalë.
Është e panevojshme të thuhet, e kuqja dominon, por e zeza është gjithashtu e disponueshme. Çmimi është rreth 465 euro. /Telegrafi/