Esoteric në Ohio të Shteteve të Bashkuara, është salloni që ka në pronësi disa nga veturat më të mira në treg, përfshirë edhe një LaFerrari Aperta që i përket koleksionit prej vetëm 209 njësive.
Meqenëse është kaq i rallë, është ndërtuar një garazh i veçantë që të përshtatet me luksin që e ofron kjo super-makinë, transmeton Telegrafi.
Më poshtë mund të shihni garazhin e mahnitshëm të ndërtuar për tri vite.
Së bashku me këtë veturë janë edhe disa trashëgimtare të saj si 288 GTO, F40 dhe Enzo. /Telegrafi/