Kompania italiane Ferrari ka bërë lansimin e një modeli të ri me një foto enigmatike në Instagram.
Në fotografi shihet një filxhan kafeje dhe syze të errëta në tryezën e kafesë.
Sidoqoftë, në reflektimin e syzeve është e dukshme një super-veturë argjendi.
“Ne jemi gati për një kënaqësi tjetër”, porositin nga Maranelo.
Bazuar në reflektimin, nuk mund të konkludohet se cili model është në pyetje, por mediat italiane spekulojnë për një Roofter Portofino.
Ai do të mundësohet nga një motor 3.8 litërsh V8 me 600 kuaj fuqi që përshpejton nga 0 deri 100 km/h për 3.5 sekonda.
Ferrari ka njoftuar se nuk do të prodhojë një model “të përballueshëm” me një motor V6 prej 150,000 dollarësh si pasardhës të modelit Dino, por do të përqendrohet në super-makinat ekskluzive, ndërsa i pari që do të vijë vitet e ardhshme do të jetë një crossover. /Telegrafi/