Site icon Telegrafi

Ferrari planifikon t’i bëjë hibride shumicën e makinave

Ka mundësi, që edhe LaFerrari të jetë hibrid elektrik

Shumë shpejtë, Ferrari e lanson hibridin e parë elektrik SF90 Stradale, që është një hap i madh në këtë lloj të makinave, që janë gjithnjë e më të kërkuara, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, vështirësi e prodhuesit është se klientët nuk duan vetëm dukjen e mirë, por edhe zhurmën që e lëshon motori.

“Gjatë kalimit të viteve, Ferrari ka ndryshuar, njëjtë edhe dëshira e klientëve për modelet tona. Kërkesat janë nga më të ndryshmet” ka thënë Michael Leiters.

Sipas tij, makina mund të jetë ndryshe, varësisht nga moment e caktuara, si shumë e qetë në mëngjes kur shkohet në punë, ndërsa të aktivizohet motori me djegie të brendshme në autostradë.

Në këtë formë, Ferrari planifikon t’i bëjë hibride shumicën e veturave, përfshirë edhe LaFerrari, duke mos ua larguar motorin, tingulli të cilit është shumë i mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version