Tani është koha, që të prodhohet diçka krejt tjetër
Megjithëse nuk po i prodhon super-makinat aq shumë të pëlyeshme si Ferrari SF90 Stradale dhe 812 Superfast, Ferrari është angazhuar një një projekt të ri, që ta ndihmojë Italinë e goditur fuqishëm nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.
Sikur prodhuesit tjetër, që janë angazhuar për të ndihmuar në trajtimin e pandemisë edhe Ferrari e ka përshtatur fabrikën në Maranello, që të prodhojë një produkt ndryshe prej super-makinave, por që për momentin është shumë më i rëndësishëm.
Në linjat e prodhimit të Ferrarit, janë duke u prodhuar valvula speciale, të cilat ndihmojnë që maskat për zhytje t’ju bashkëngjitën ventilatorët, që të kthehen në respirator për t’i mbajtur njerëzit gjallë.
Prodhimi i këtyre pjesëve tashme ka filluar, ndërsa shpërndarja e tyre nëpër spitalet italiane do të fillojë brenda një kohe të shkurtër.
Ideja ka ardhur nga një grup inxhinierësh dhe për fat të mirë, Ferrari kishte gjithçka çfarë nevojitej, që t’i përshtaste ato në mënyrën më të mirë. /Telegrafi/