Formacioni i Ferrarit nuk ka qenë kurrë kaq gjithëpërfshirës.
Gjithmonë ka diçka që ndodh në Maranello të Italisë, pavarësisht nëse është një shtesë e re në linjë, një veturë e gjeneratës tjetër, një model i përditësuar ose një edicion special.
Ndërsa ky muaj nuk sjell prezantimin e ndonjë automjeti të ri, do i jepet lamtumira disa modeleve: SF90 Stradale dhe 812 GTS.
Bëhet e ditur se deri në qershor, Ferrari ka dorëzuar 7,044 vetura në mbarë botën, një rritje prej 1% krahasuar me gjashtë muajt e parë të vitit 2023, përcjell Telegrafi.
E ardhmja e markës po duket e ndritshme pasi prodhuesi fantastik i superveturave ka mjaftueshëm porosi për ta mbajtur të zënë deri në vitin 2026.
Ndryshe nga Lamborghini, ku Urus është forca lëvizëse pas shitjeve, Ferrari është zotuar të mos bëhet një markë me qendër SUV.
Si kujtesë, prodhimi i Purosangue do të kufizohet në vetëm 20% të prodhimit total vjetor të markës. /Telegrafi/