Telegrafi

Ferrari, Mercedes, Ford GT dhe Harley Davidson: Uragani Harvey ia dëmton veturat e motoçikletat që kapin vlerën totale prej tre milionë dollarëve (Foto/Video)

Nëse jeni adhurues i veturave sportive, atëherë do të mbeteni pa fjalë se në çfarë gjendje kanë mbetur disa vetura pas uraganit Harvey që goditi së fundmi Teksasin.

Videoja e filmuar pas dëmeve të shkaktuara nga uragani, shfaq disa vetura të shtrenjta të mbuluara në ujë brenda një garazhi, transmeton Telegrafi.

Dy Ferrari, një Mercesdes dhe Ford GT, janë mbushur me ujë kur garazhi në të cilin i kishte futur pronari  u godit nga uragani Harvey. Besohet se vlera e këtyre veturave kap shumën e tre milionë dollarë.

Sipas autorit të videos bëhet fjalë për modelet Ferrari 438 Speciale, Ferrari 488 GTB, Mercedes CLA dhe një Ford GT.

Por, hiq më lehtë nuk shpëtuan as dy motoçikleta Harley Davidson që ishin brenda të njëjtit garazh. /Telegrafi/