Telegrafi

Ferrari me 1.050 kalëfuqi (Foto)

Pronari i njërës prej 499 veturave të modelit LaFerrari nuk ka qenë i kënaqur me fuqinë maksimale të automjetit të tij, i cili kishte ‘vetëm’ 963 kalëfuqi.

Ai ka kontaktuar me kompaninë JMB Optimering, ndërsa rezultati që ata kanë arritur është më se fascinues.

Me konfigurimin standard, LaFerrari zhvillon fuqi maksimale prej 800 KF dhe moment maksimal rrotullimi prej 700 Nm.

Së bashku me motorin elektrik, fuqia e automjetit ngritet në 963 KF që për shumëkënd nënkupton një makinë jashtëzakonisht të fuqishme.

Megjithatë, klienti në fjalë nuk ka qenë i kënaqur dhe ka kërkuar intervenimin e kompanisë JMB Optimering dhe tash fuqia maksimale e motorit është ngritur në 1.050 KF.

Krahas versionit garues të LaFerrari ХХ, ky është njëri nga automjetet më të fuqishme në histori të Ferrarit. /Telegrafi/