Site icon Telegrafi

Ferrari lanson hibridin e hapur LaFerrari Aperta, që kushton 1.3 milion euro (Foto)

Në Paris Motor Show është lansuar vetura e fundit e prodhuesit italian, që kushton 1.3 milionë euro.

Meqenëse janë prodhuar vetëm 209 makina të tilla, që tani po ofrohet dyfishi i këtij çmimi, meqë të gjitha janë shitur, transmeton Telegrafi.

Kohë më parë është konfirmuar se ky Ferrari do të mbajë emrin Aperta, që në gjuhën italiane do të thotë ‘e hapur’.

Megjithëse nuk ka dalë nga linjat e mëparshme, makina me tavan që mund të zbulohet, ka disa finesa dhe vijëzime më të theksuara.

Nën kapakun e këtij hibridi është motori 6.3-litra V12, si dhe tjetri elektrik që prodhon energji deri në 708 kilovat.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, LaFerrari e arrin për më pak se tre sekonda, kurse shpejtësia maksimale e tij është 350 kilometra në orë. /Telegrafi/

Exit mobile version